Liverpooli dhe Real Madridi drejt shkëmbimit të yjeve – zgjidhje për dy probleme të mëdha
Liverpooli dhe Real Madridi mund të shqyrtojnë një marrëveshje shkëmbimi, dhe kjo mund të ketë shumë kuptim për skuadrat e Arne Slot dhe Xabi Alonsos. Të hënën, Fabrizio Romano deklaroi për DAZN se skuadra spanjolle është e interesuar për qendërmbrojtësin francez. “Mund të konfirmojmë që Real Madridi po punon për një marrëveshje për të nënshkruar […]

Liverpooli dhe Real Madridi mund të shqyrtojnë një marrëveshje shkëmbimi, dhe kjo mund të ketë shumë kuptim për skuadrat e Arne Slot dhe Xabi Alonsos.
Të hënën, Fabrizio Romano deklaroi për DAZN se skuadra spanjolle është e interesuar për qendërmbrojtësin francez.
“Mund të konfirmojmë që Real Madridi po punon për një marrëveshje për të nënshkruar me Ibrahima Konaten në verën e vitit 2026 si lojtar i lirë”.
“Ngjashëm me situatën e Trent Alexander-Arnold, Real Madridi është vërtet i interesuar për lojtarin. Ata kanë pasur tashmë disa kontakte për t’u informuar mbi situatën e tij. Real Madridi po ndjek me kujdes këtë çështje”, ka thënë Romano.
26-vjeçari është nën kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2026.
Ndërkohë, sulmuesi brazilian Rodrygo, është lidhur me një largim të mundshëm nga Madridi, pasi më parë është përfolur për transferime te Arsenal dhe Chelsea.
24-vjeçari, i cili ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2028, ra nga preferencat e trajnerit Ancelotti në pjesën e dytë të sezonit të kaluar dhe vlerësohet me një çmim rreth 100 milionë euro.
Aktualisht, kjo është vetëm një sugjerim, pasi nuk ka asnjë raport zyrtar që të konfirmojë se një shkëmbim i tillë po merret realisht në konsideratë këtë verë.
Megjithatë, nëse një skenar i tillë do të ndodhte, Real Madridi do mund të kërkonte që marrëveshja të përfshinte edhe një pagesë shtesë në para, duke marrë parasysh faktin që Rodrygo ka dy vite më shumë në kontratë se Konate.