Lladrovci jep versionin e tij për audio-inçizimin

Kryetari i Komunës së Drenasit, njëherit kandidat për këtë Komunë, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit konkuron me iniciativën e tij, ka publikuar video dhe dokumente, në lidhje me audio-inçizimin e publikuar në “VOX KOSOVA”, ku Lladrovci dëgjohej duke folur me një biznesmen për një pronë e ndërtim. Lladrovci insiston se incizimi është shfaqur

Lladrovci jep versionin e tij për audio-inçizimin

Kryetari i Komunës së Drenasit, njëherit kandidat për këtë Komunë, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit konkuron me iniciativën e tij, ka publikuar video dhe dokumente, në lidhje me audio-inçizimin e publikuar në “VOX KOSOVA”, ku Lladrovci dëgjohej duke folur me një biznesmen për një pronë e ndërtim.

Lladrovci insiston se incizimi është shfaqur i cunguar, derisa ka dhënë shpjegimet e tij.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Shkurt po e prezantoj kronologjinë e ecurisë ligjore të lëndës së qytetarit Selman Sinani, prind i Arigon Sinanit i cili ka bërë audio incizim i cili është shfaqur i cunguar.
I qëndroj fort mbrojtjes së interesit publik dhe askush nuk mund të më shantazhojë as nuk mund të më korruptojë.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci