Luajti rolin e personazhit me Alzheimer, aktorja e “The Notebook” po jeton prej 5 vitesh sëmundjen

Kur fituesja e “Oscars”, Gena Rowlands u shfaq në “The Notebook” 20 vjet më parë, ajo luajti si një version më i vjetër i personazhit të Rachel McAdams që jetonte me Alzheimer. Tani, ajo po jeton me sëmundjen në jetën reale. Ironike! Lajmin e ka zbuluar vetë djali i aktores, regjisori Nick Cassavetes, në një... The post Luajti rolin e personazhit me Alzheimer, aktorja e “The Notebook” po jeton prej 5 vitesh sëmundjen appeared first on AfterParty.

Luajti rolin e personazhit me Alzheimer, aktorja e “The Notebook” po jeton prej 5 vitesh sëmundjen

Kur fituesja e “Oscars”, Gena Rowlands u shfaq në “The Notebook” 20 vjet më parë, ajo luajti si një version më i vjetër i personazhit të Rachel McAdams që jetonte me Alzheimer. Tani, ajo po jeton me sëmundjen në jetën reale.
Ironike!
Lajmin e ka zbuluar vetë djali i aktores, regjisori Nick Cassavetes, në një intervistë për Entertainment Weekly.
Cassavetes tha se në xhirime të dy folën shumë për këtë sëmundje, në mënyrë që të ishin sa më autentikë me të, dhe tani, për pesë vitet e fundit, ajo është diagnostikuar me Alzheimer.
“Ajo ka demencë të plotë. Është çmenduri! Ne e përjetuam, ajo luajti rolin dhe tani e ka edhe vetë“, u shpreh ai.
Gena ka një karrierë 70-vjeçare, është nominuar dy herë për çmimin “Oscar” dhe e ka fituar një çmim të tillë. Në filmin “The Notebook” ajo luan protagonisten Allie, por në versionin më të vjetër të personazhit që luhet nga Rachel McAdams.

Nëna e Rowlands, aktorja Lady Rowlands, gjithashtu kishte Alzheimer. Gjatë krijimit të “The Notebook”, Gena Rowlands tha se ajo kanalizoi nënën e saj.
“Unë e kalova këtë me nënën time dhe nëse Nick nuk do ta kishte drejtuar filmin, nuk mendoj se do të kisha shkuar për të – është thjesht shumë e vështirë,” tha Rowlands për revistën O në 2004. “Ishte një gjë e vështirë, por film i mrekullueshëm.”
Asokohe, në vitin 2004, Rowlands-i tregoi që e ka pasur të vështirë ta luante atë rol, sepse edhe e ëma i vuante nga po e njëjta sëmundje.
Unë e kalova këtë me nënën time. Nëse Nicholas Sparks nuk do ta kishte bërë filmin, nuk mendoj se do t’ia kisha dalë. Është shumë e vështirë. Ishte një film i vështirë, por i mrekullueshëm.

The post Luajti rolin e personazhit me Alzheimer, aktorja e “The Notebook” po jeton prej 5 vitesh sëmundjen appeared first on AfterParty.