Lushtaku: Duhet t’i ngrehim zvarrë në rrugë ata që s’e respektojnë Kushtetutën dhe Prokurorinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se ata që nuk e respektojnë Prokurorinë dhe Kushtetutën duhet të “tërhiqen zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”. “Mendoj që amerikanët për neve janë alfa dhe omega e shtetit. Pa amerikanët me siguri që Kosova e ka të vështirë të qëndrojë në kambët e veta

Lushtaku: Duhet t’i ngrehim zvarrë në rrugë ata që s’e respektojnë Kushtetutën dhe Prokurorinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se ata që nuk e respektojnë Prokurorinë dhe Kushtetutën duhet të “tërhiqen zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”.

“Mendoj që amerikanët për neve janë alfa dhe omega e shtetit. Pa amerikanët me siguri që Kosova e ka të vështirë të qëndrojë në kambët e veta sepse ne ende nuk kemi institucione të forta që kemi mundësi vetë…prandaj na duhen miqtë sic janë Amerika dhe Evropa”, ka thënë Lushtaku.

“Unë mendoj që qytetarët e këtij vendi duhet me dalë në rrugë dhe me dalë në protest dhe duhet me kërku që ata që nuk e respektojnë Kushtetutën, nuk i respektojnë ligjet e Kosovës, nuk e respektojnë Prokurorinë, unë mendoj që ata duhet t’i ngrehim zvarrë nëpër rrugët e Prishtinës”, shtoi ai.

Lushtaku më pas u pyet nëse do të dilte vetë në rrugë, dhe nëse e sheh vetëm rrugën si zgjidhje.

“Me siguri që po. I gatshëm jam”.

“Për mua nuk ka zgjidhje të dytë [përpos rrugës]. Mendoj që Albin Kurti nuk e meriton që të jetë kryeministër i vendit tim”./KlanKosova