Macron rrëzon dyshimet e Trumpit për NATO-n: Franca është aleat besnik
“Franca është një aleat besnik dhe i palëkundur në NATO”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron, mes dyshimeve të përsëritura të homologut të tij amerikan Donald Trump për aleancën ushtarake. “Franca ka treguar respekt dhe miqësi ndaj SHBA-së”, tha Macron. “Unë mendoj se ne kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, shtoi ai. Bëhet e [...]Read More...

“Franca është një aleat besnik dhe i palëkundur në NATO”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron, mes dyshimeve të përsëritura të homologut të tij amerikan Donald Trump për aleancën ushtarake.
“Franca ka treguar respekt dhe miqësi ndaj SHBA-së”, tha Macron.
“Unë mendoj se ne kemi të drejtë të presim të njëjtën gjë”, shtoi ai.
Bëhet e ditur se së fundmi Trump hodhi dyshime nëse Uashingtoni do të mbronte aleatët e tij të NATO-s nëse ata nuk paguanin atë që ai beson se ishte e mjaftueshme për mbrojtjen e tyre.
Sipas nenit 5, anëtarët e aleancës së NATO-s duhet të ndihmojnë nëse një anëtar tjetër sulmohet.