Makinë në vlerë 500 mijë euro, Joz Marku: Bëj jetë të thjeshtë, i lumtur me atë që më ka dhënë Zoti
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku, i njohur ndryshe si Jozi, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë në Top Albania Radio me moderatorin Ronaldo Sharka, ku ka folur për jetën e tij pas daljes nga formati. Gjatë bisedës, moderatori e ngacmoi rreth luksit dhe pasurisë, duke i përmendur makinat […]

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku, i njohur ndryshe si Jozi, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë në Top Albania Radio me moderatorin Ronaldo Sharka, ku ka folur për jetën e tij pas daljes nga formati.
Gjatë bisedës, moderatori e ngacmoi rreth luksit dhe pasurisë, duke i përmendur makinat e shtrenjta që ai zotëron, përfshirë një automjet me vlerë rreth 500 mijë euro, si edhe orat luksoze që ka ekspozuar herë pas here në rrjete sociale.
“Je shumë i pasur”, ishte komenti i drejtpërdrejtë i Ronaldos, duke nënkuptuar mënyrën e jetesës së Jozit, që shpesh perceptohet si luksoze dhe ekstravagante.
Por ish-banori nuk ngurroi të japë një përgjigje modeste, duke theksuar se nuk i jep rëndësi pasurive materiale, por vlerëson më shumë thjeshtësinë dhe lumturinë e brendshme.
“Bëj një jetë shumë të thjeshtë dhe jam i lumtur me jetën time, me të ardhurat e mia, me atë që më ka dhënë Zoti, por jam shumë i thjesht”, u shpreh Jozi.
Edhe pse i rrethuar nga elementë të luksit, Jozi ka treguar se i qëndron besnik vlerave të thjeshtësisë, duke u distancuar nga etiketimi “i pasur” që shpesh i atribuohet figurave publike.
Pas daljes nga Big Brother VIP, ka qenë mjaft i pranishëm në media dhe rrjetet sociale.