Maliqi: Të gjithëve po iu konvenon zvarritja e procesit – VV po provon të ‘’kapë’’ ndonjë deputet opozitar

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, për FrontOnline, thotë se zvarritja e procesit zgjedhor, po iu shkon për shtati gjitha partive politike, por më së shumti partisë në pushtet, Vetëvendosjes. ‘’Të gjithë po po iu konvenon zvarritja e procesit zgjedhor, por më së shumti partisë në pushtet’’, thotë ai. Sipas Maliqit, VV nuk ka gjetur ndonjë mënyrë

Maliqi: Të gjithëve po iu konvenon zvarritja e procesit – VV po provon të ‘’kapë’’ ndonjë deputet opozitar


Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, për FrontOnline, thotë se zvarritja e procesit zgjedhor, po iu shkon për shtati gjitha partive politike, por më së shumti partisë në pushtet, Vetëvendosjes.

‘’Të gjithë po po iu konvenon zvarritja e procesit zgjedhor, por më së shumti partisë në pushtet’’, thotë ai.

Sipas Maliqit, VV nuk ka gjetur ndonjë mënyrë demokratike për të diskutuar me të tjerët.

‘’Ashtu është rezultati sepse nuk ka fitues të qartë. Vërtetë mundësitë janë të mëdha, por partitë opozitare s’janë gati të bashkëpunojnë VV-në dhe VV nuk e ka gjetur asnjë fushatë a mënyre demokratike’’ thotë ai.

Analisti Maliqi, potencon për FrontOnline se tash VV potash shikon të gjejë dhe ta ‘’kapë’’ ndonjë deputet të opozitës.

 ‘’Tash shikon me gjete ndonjë mënyre tjetër për të kapur ndonjë deputet të partive tjera, kështu ka bërë edhe më parë, por tani e ka më vështirë’’, tha ai.