Man Utd arrin marrëveshje me Brentford për Mbeumon, do të paguajë një shifër të pabesueshme

Manchester United thuhet se ka arritur një marrëveshje me Brentford për transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo këtë verë. Sipas gazetarit anglez David Ornstein, Manchester United më në fund ka rënë dakord për një marrëveshje me Brentford për Mbeumon. “Pas javësh negociatash, më në fund është arritur një marrëveshje me vlerë deri në 71 milionë funte […]

Man Utd arrin marrëveshje me Brentford për Mbeumon, do të paguajë një shifër të pabesueshme

Manchester United thuhet se ka arritur një marrëveshje me Brentford për transferimin e sulmuesit Bryan Mbeumo këtë verë.

Sipas gazetarit anglez David Ornstein, Manchester United më në fund ka rënë dakord për një marrëveshje me Brentford për Mbeumon.

“Pas javësh negociatash, më në fund është arritur një marrëveshje me vlerë deri në 71 milionë funte (82 milionë euro)”.

“Ajo përfshin një shumë fillestare prej 65 milionë funtesh (75 milionë eurosh), që do të paguhet në katër këste, plus një maksimum prej 6 milionë funtesh (7 milionë euro) në bonuse”, ka shkruar Ornstein, transmeton telegrafi.

Mbeumo, 26 vjeç, i dha përparësi Unitedit mbi të gjitha klubet e tjera nëse do të largohej nga Gtech Community Stadium dhe transferimi i lojtarit të kombëtares kamerunase është tani në proces të finalizimit.

Ndryshe, Mbeumo ka zhvilluar 38 ndeshje në Ligën Premier edicionin e fundit, duke shënuar 20 gola dhe duke dhuruar 8 asistime.