Man Utd në bisedime të avancuara për të mposhtur Man Cityn për transferimin e madh
Manchester United është në bisedime për të rrëmbyer një përforcim të ri para syve të Manchester Cityt, raportojnë mediat ndërkombëtare. “Djajtë e Kuq” kanë bërë transferime të rëndësishme këtë verë, por raportet e fundit thonë se janë duke punuar për një tjetër transferim, i cili gjithashtu është në radarët e rivalëve të qytetit. Pozicioni i […]

Manchester United është në bisedime për të rrëmbyer një përforcim të ri para syve të Manchester Cityt, raportojnë mediat ndërkombëtare.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë transferime të rëndësishme këtë verë, por raportet e fundit thonë se janë duke punuar për një tjetër transferim, i cili gjithashtu është në radarët e rivalëve të qytetit.
Pozicioni i portierit te City ka qenë temë diskutimi gjatë gjithë verës, me Ederson që pritet të largohet para përfundimit të kontratës në verën e ardhshme.
Braziliani është lidhur ngushtë me Galatasaray, ndërkohë që City ka pasur interes për Gianluigi Donnarumman e PSG-së, mes një ngërçi kontraktual.
Kjo, megjithëse City pagoi 27 milionë europër të rikthyer James Trafford, i cili debutoi me një ndeshje pa gola ndaj Wolves fundjavën e kaluar.
Gazetari Sacha Tavolieri raportoi se City është tërhequr nga Donnarumma për shkak të kërkesave të larta të PSG-së dhe po shqyrton një alternativë më të lirë, portierin 23-vjeçar të Royal Antwerp, Senne Lammens.
Ndërkohë, sipas Fabrizio Romano, Manchester United tashmë është përpara në garë për nënshkrimin e portierit belg, duke negociuar me Antwerp dhe duke u afruar me marrëveshjen për kushtet personale.
Andre Onana ka rezultuar i pasigurt që nga transferimi nga Interi, duke bërë disa gabime vendimtare në ndeshje të mëdha./Telegrafi