Maqedonci në Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes për deminim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka udhëtuar për në Bruksel ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të dominimit, i cili funksionon në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës. Ministri Maqedonci ka theksuar se FSK-ja po mbështet me instruktorët e saj programin e trajnimit […]

Maqedonci në Bruksel për nënshkrimin e marrëveshjes për deminim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka udhëtuar për në Bruksel ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të dominimit, i cili funksionon në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës.

Ministri Maqedonci ka theksuar se FSK-ja po mbështet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas.

“Përveç trajnimeve në fushën e deminimit, FSK po mbështet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas në kuadër të Operacionit shumëkombësh Interflex në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu, Kosova deri më tani ka dërguar në Ukrainë dy pako mbështetëse ushtarake. 25 vite më parë nga sot, NATO hyri në Kosovë, e tani çdo ditë që kalon, Kosova është më afër hyrjes në NATO! Për siguri dhe për paqe, për republikën!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.