Maqedoni e Veriut: Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KREE) ka miratuar Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.83% krahasuar me vendimin e datës datës 6 tetor. Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër teksa çmimet me pakicë […] The post Maqedoni e Veriut: Ulen çmimet e derivateve të naftës appeared first on Albinfo.

Maqedoni e Veriut: Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KREE) ka miratuar Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.83% krahasuar me vendimin e datës datës 6 tetor.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1.00 den/litër teksa çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit Ekstra të Lehtë Shtëpiak (EL-1) ulen me 0.50 den/litër.Çmimi me pakicë i Vajit të Maturës M-1 NS është rritur me 0.001 den/kg dhe tani arrin në 36.661 den/kg, transmeton albinfo.ch.

Nga data 14 tetor, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 73.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 75.00 (denarë/litër)

EURODIESL BS (D-E V) do të shitet për 68.00 (denarë/litër)

The post Maqedoni e Veriut: Ulen çmimet e derivateve të naftës appeared first on Albinfo.