“Marsi” në ankand/ Meteoridi 25 kilogramësh shitet për 5.3 milionë dollarë

Një meteorid 25 kilogramësh, i njohur si NWA 16788 dhe që besohet se është fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë, u shit në ankand për 5.3 milionë dollarë. Meteoritët janë pjesa që mbeten kur një kometë, asteroid ose meteoroid mbijeton kalimin e tij nëpër atmosferën e Tokës, shkruan CNN. [...]Read More...

“Marsi” në ankand/ Meteoridi 25 kilogramësh shitet për 5.3 milionë dollarë

Një meteorid 25 kilogramësh, i njohur si NWA 16788 dhe që besohet se është fragmenti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në planetin tonë, u shit në ankand për 5.3 milionë dollarë.

Meteoritët janë pjesa që mbeten kur një kometë, asteroid ose meteoroid mbijeton kalimin e tij nëpër atmosferën e Tokës, shkruan CNN.

I zbuluar në nëntor 2023 në rajonin e largët Agadez të Nigerit, NWA 16788 është një “eksemplar monumental” që është rreth 70% më i madh se pjesa tjetër më e madhe e Marsit e gjetur ndonjëherë në Tokë, sipas shtëpisë së ankandeve, Sotheby’s.

Meteori përbën rreth 7% të të gjithë materialit marsian të njohur në Tokë dhe është 70% më i madh se fragmenti i dytë më i madh i gjetur deri më sot. Testimet laboratorike kanë konfirmuar se ai ka përbërje identike me shkëmbinjtë marsianë të studiuar nga sonda “Viking” në vitin 1976.

Ankandi ishte pjesë e “Javës së Geek-ut 2025” në Sotheby’s dhe përfshin gjithashtu fosile, meteorë dhe minerale të rralla. Pasioni për historinë natyrore dhe shkencën po tërheq gjithnjë e më shumë koleksionistë që janë gati të paguajnë miliona për të pasur një copëz nga universi ose nga koha e dinozaurëve./abcnews.al