Mas*akra e Pastaselit, Haxhiu: Serbia nuk po i dorëzon kriminelët
Në Pastasel të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar në 26 vjetorin e rënies së 106 civilëve të këtij fshati dhe dhjetëra mysafir nga fshatra të tjerë që ishin strehuar aty. Në këtë ditë përkujtimore, mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, kreu i AAK Ramush Haradinaj, si dhe deputetë te tjerë nga

Në Pastasel të Komunës së Rahovecit, janë përkujtuar në 26 vjetorin e rënies së 106 civilëve të këtij fshati dhe dhjetëra mysafir nga fshatra të tjerë që ishin strehuar aty.
Në këtë ditë përkujtimore, mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, kreu i AAK Ramush Haradinaj, si dhe deputetë te tjerë nga Kuvendi i Kosovës.
Kur kanë kaluar 26 vjet banorët e Pastaselit janë në kërkim edhe të 4 të zhdukurve. Ministrja Haxhiu tha se janë aty jo vetëm për ti kujtuar të rënët, por edhe për te mos harruar kurrë masakrat që serbët bënë ne atë pranvere mbi popullatën civile të Kosovës vetëm e vetëm pse janë shqiptare.
Ajo tha se pikërisht për këto, është krijuar Instituti për Drejtësi, ku do të dënohen në mungesë të gjithë atyre që kanë bërë krime në Kosovë, pasi Serbia nuk po i dorëzon kriminelët.
Një rrëfim para të pranishmeve e bëri edhe i mbijetuari i masakrës, Tahir Krasqini, i cili ka dëshmuar edhe ne Gjykatën Ndërkombëtare te Hagës për këtë masakër.