Masat prej një viti nga BE-ja/ Sa është dëmi që iu shkaktua Kosovës?

Janë bërë gati një vit prej kur Kosova vazhdon të jetë nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian (BE), dhe e gjithë kjo pas zhvillimeve që kishin ndodhur në komunat veriore. Por dëmet nga vendosja e masave ndaj Kosovës kapin shifra milionëshe dhe bllokadë të shumë sektorëve. Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha […]

Masat prej një viti nga BE-ja/ Sa është dëmi që iu shkaktua Kosovës?

Janë bërë gati një vit prej kur Kosova vazhdon të jetë nën masa sanksionuese nga Bashkimi Evropian (BE), dhe e gjithë kjo pas zhvillimeve që kishin ndodhur në komunat veriore.

Por dëmet nga vendosja e masave ndaj Kosovës kapin shifra milionëshe dhe bllokadë të shumë sektorëve.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se ka informacione që është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga BE-ja. Opozita mbetet skeptike lidhur me këtë deklarim, pasi siç thonë ata deklaratat e ambasadorëve të QUINT-it nuk lënë për të dëshiruar.

Dëmet që i janë shkaktuar vendit, për opozitën kapin vlerën e 500 milionë eurove ndërsa nga pozita deklarojnë se dëmet kapin vlerën deri 10 milionë.

Batusha: Masat e BE-së i shkaktuan dëm Kosovës deri 10 milionë €

Agon Batusha, deputet i LVV-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, thotë për “Front Online” se masat e BE-së janë të padrejta dhe antidemokratike.

Sipas tij dëmet edhe nëse janë të vogla mprap mbeten dëm.

“Masat kanë qenë dhe mbetën të padrejta, mbi gjitha antidemokratike. Çfarëdo lloj dëmi, sa do i vogël që të jetë mbetet dëm. Ne kemi realizuar të gjitha zotimet tona sipas dakordancës së Bratisllavës dhe presim që këto masa të hiqen”, tha deputeti.

Batusha thotë se dëmi nga masat e BE-së shkon deri në 10 milionë euro, por që paratë nuk janë humbur por thjeshtë janë stopuar në implementim.

“Dëmi është rreth 7-10 milionë euro. Nuk janë të humbura, por janë projekte që janë stopuar në implementim. Në momentin që hiqen masat këto mjete ekzekutohen nga BE-ja përmes fondeve IPA”, tha ai për Front Online.

Musliu e PDK-së: S’ka indikacione që do merret ndonjë vendim pozitiv për heqjen e masave

Ariana Musli-Shosh, deputete nga PDK-ja thotë për “Front Online” se nuk ka indikacione që do të merret ndonjë vendim pozitiv së shpejti lidhur me heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Që të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës duhet konsensus i plotë, që do të thotë, duhet të votojnë edhe vendet jo-njohëse ndaj Republikës së Kosovës. Në fazën në të cilën jemi, bashkëpunimin që e kemi si shtet me aleatët, prononcimet e tyre publike nuk ka indikcione që do të merret ndonjë vendim pozitiv së shpejti”, tha ajo.

Musliu thotë se janë gjithashtu kushtet e cekura në drejtim të Kosovës që Qeveria duhet t’i plotësoj për të arritur deri tek heqja e masave.

“Po ashtu janë kushtet e caktuara nga BE-ja drejt qeverisë së Kosovës që duhet qeveria të i ploësojë në mënyrë që masat të largohen. Kushtet janë direkt të lidhura me situatën në veri të Mitrovicë”, tha Musliu për Front Online.

Kadrijaj: Janë rreth 500 milionë € dëme për Kosovën nga sanksionet e BE-së

Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë për “Front Online” se janë tetë projekte në vlerë rreth 500 milionë eurosh prej të cilave nuk ka përfituar Kosova si pasojë e vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

“Sot në Komision pamë që për tetë projekte që janë vendosur masat nuk ka përfituar Kosova, mund të themi se janë rreth 500 milionë euro. Kosova ende vazhdon me qenë e sanksionuar por problemi është që ndoshta ky sanksion do të vazhdoj me qenë edhe më tutje. Nga masat apo sanksionet e vendosura po ndëshkohen qytetarët e Kosovës, vetë Kosova dhe së fundi angazhimet e kqija që po i bënë Qeveria nuk duhet të dëmtohet Kosova”, tha ajo.

Deputetja Kadrijaj ngre pikëpyetje nëse Kosova mund të përfitoj edhe nga projekti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, nëse masat vazhdojnë të mbesin në fuqi.

“BE-ja për këtë vit kalendarik për përkahje të Ballkanit Perëndimor ka paraparaë diku 5 miliardë euro dhe unë e parashtrova pyetjen në Komision se çfarë do të përfitoj Kosova dhe nëse kemi sanksione a do të sanksionohemi edhe në këtë përkrahje nga BE. Por Bislimi nuk ishte i qartë sepse gjatë raportimit tha se po pritet që raporti të jetë pozitiv për Kosovën dhe që do të hiqen”, tha ajo.

Lidhur me raportimin e zv.kryeministrit Bisnik Bislimi se ka informacione se do të hiqen masat e BE-së, anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, Time Kadrijaj thotë se nuk e kanë një informatë të tillë dhe se janë skeptik nga raportimet e ambasadorëve të QUINT-it lidhu me këto masa.

“Ne si Komision nuk kemi informacione që do të hiqen saksionet e vendosura nga BE-ja. Ne në vazhdimësi i kemi parë raportimet e ambasadorve të vendeve të QUINT-it, kemi këkruar heqjen e masave, por nga përgjigjet që kemi marrë jemi skeptik. Po thuhet që nevojitet një koncensus por është i vështirë i arritshëm”, tha Kadrijaj për Front Online.