Mattarella: Populli i Gazës ka paguar një kosto të madhe njerëzore
Gaza ka nevojë për “paqe të vërtetë”, sepse çdo alternativë do të ishte “shkatërruese”, deklaroi presidenti italian, Sergio Mattarella në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan corriere.it. ‘’Armëpushimi është një gjë e mirë, sepse do të lehtësojë vuajtjet e palestinezëve dhe më në fund do të sjellë në shtëpi izraelitët e [...]Read More...

Gaza ka nevojë për “paqe të vërtetë”, sepse çdo alternativë do të ishte “shkatërruese”, deklaroi presidenti italian, Sergio Mattarella në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan corriere.it.
‘’Armëpushimi është një gjë e mirë, sepse do të lehtësojë vuajtjet e palestinezëve dhe më në fund do të sjellë në shtëpi izraelitët e rrëmbyer më 7 tetor 2023’’, theksoi kreu i shtetit.
‘’Tani duhet të veprojmë shpejt dhe të mbështesim vendet që ndërmjetësojnë në Egjipt, për të ecur drejt paqes së vërtetë dhe për të siguruar që ndihma të mund të mbërrijë menjëherë dhe masivisht”, shtoi Mattarella.
‘’Populli i Gazës ka paguar një ‘kosto të madhe njerëzore’, vuajtje që do të mbetet e gdhendur në ADN-në e brezave të ardhshëm dhe që rrezikon të minojë çdo mundësi për një të ardhme paqësore”, shtoi ai.
‘’Kjo është pasoja shkatërruese që vjen nëse palestinezët nuk përfshihen në një “iniciativë politike vërtet historike të aftë për të eliminuar “rrezikun e lartë të shpërthimeve të reja të dhunës, rezultat i masës së pakënaqësisë dhe mllefit të akumuluar gjatë kësaj periudhe tragjike”, përfundoi ai.