Mauro Icardi nxjerr në gjyq fakte dhe listën e kolegëve futbollistë me të cilët dyshon se ish gruaja e tij Wanda Nara ka shkuar në shtrat

Saga e divorcit mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës po kthehet në një telenovelë të vërtetë mediatike, ku çdo ditë dalin detaje të reja sensacionale. Çifti, i cili prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre private plot drama, tashmë po akuzon hapur njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore. Në seancat gjyqësore, sulmuesi […]

Mauro Icardi nxjerr në gjyq fakte dhe listën e kolegëve futbollistë me të cilët dyshon se ish gruaja e tij Wanda Nara ka shkuar në shtrat

Saga e divorcit mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës po kthehet në një telenovelë të vërtetë mediatike, ku çdo ditë dalin detaje të reja sensacionale. Çifti, i cili prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën e tyre private plot drama, tashmë po akuzon hapur njëri-tjetrin për tradhti bashkëshortore.

Në seancat gjyqësore, sulmuesi argjentinas ka dorëzuar prova të forta në formë mesazhesh dhe fotografish, duke renditur emrat e disa burrave me të cilët ai pretendon se Wanda e ka tradhtuar. Sipas raportimeve, në këtë listë ndodhen edhe futbollistë të njohur, përfshirë emra si Keita Baldé dhe Federico Fazio, ish-shokë skuadre të Icardit.

Ironikisht, historia e dashurisë mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës lindi gjithashtu nga një tradhti: lidhja e tyre nisi fshehurazi, në kohën kur Wanda ishte ende e martuar me Maxi López – mik i ngushtë dhe mentor i Icardit në periudhën kur të dy luanin te Sampdoria. Sot, pas më shumë se një dekade, duket se historia është rikthyer në pikën zero, por me rolet e përmbysura dhe akuzat që kanë ndezur gjithë botën e showbiz-it sportiv.