Mbappe dhe Vinicius refuzuan fanellat speciale të Real Madridit, veprimi i tyre shkakton bujë në Spanjë

Mbappe dhe Vinicius refuzuan fanellat speciale të Real Madridit, veprimi i tyre shkakton bujë në Spanjë

Para ndeshjes së xhiros së pestë të La Ligës, në të cilën Real Madridi mposhti Elchen me rezultat 3-2, u regjistrua një skenë e pazakontë që shkaktoi reagime të shumta në publikun spanjoll.

Edhe pse të dyja skuadrat duhej të dilnin në fushë me fanella që mbështesnin enklavën spanjolle të Ceutës, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Ibrahima Konaté vendosën të mos e mbështesnin këtë iniciativë.

Treshja e lartpërmendur i mbante fanellat mbi supe ose në duar, duke e fshehur mbishkrimin “Ne të gjithë jemi skumbri”, një emërtim i njohur për banorët e këtij qyteti.

Pamjet nga tuneli, të cilat thuhet se tregojnë Viniciusin duke i dhënë udhëzime Mbappes se si ta fshihte mesazhin, u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fushata ishte nisur si shenjë solidariteti me Ceutën, qytet në Afrikën Veriore, i cili në fund të korrikut u përball me një fluks masiv emigrantësh nga Maroku, duke shkaktuar një sërë incidentesh.

Interesant është fakti se Real Madridi fillimisht njoftoi në faqen e tij zyrtare se të gjithë lojtarët kishin veshur fanellat e fushatës, duke mos përmendur veprimin e tre futbollistëve.

Mbappe synon Topin e Artë, Real Madridi mund të përdorë planin që funksionoi me Ronaldon

Megjithatë, gazeta spanjolle El Mundo raporton se drejtuesit e klubit madrilen vendosën t’i mbronin futbollistët dhe të mos ushtronin presion shtesë ndaj tyre.

Madridi, në mënyrë jozyrtare, thuhet se e ka arsyetuar këtë qëndrim me faktin se “ka mendime, ndjeshmëri dhe perceptime të ndryshme të realitetit” brenda dhomës së zhveshjes.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.