Mbi 6,400 kaprollë të vegjël të shpëtuar falë dronëve vullnetarë
Kaprollët e vegjël në Zvicër, një vit i sigurt falë teknologjisë The post Mbi 6,400 kaprollë të vegjël të shpëtuar falë dronëve vullnetarë appeared first on Albinfo.

Interesante dhe e vertetë, në vitin 2025, një rekord i ri u vendos në Zvicër: mbi 6,400 kaprollë të vegjël u shpëtuan nga vullnetarët përpara se fushat të kositeshin, transmeton albinfo.ch.
Falë angazhimit të 722 ekipeve dhe përdorimit të dronëve me kamera termike, u shpëtuan gjithsej 6,451 kafshë, duke e tejkaluar rezultatin e vitit të kaluar, kur u shpëtuan 5,159 kafshë. Dronët fluturuan mbi 62,693 hektarë, 20,000 më shumë se në 2024.
Kaprollët e fshehur në bar të gjatë janë të rrezikuar çdo vit nga makineritë bujqësore. Shoqata Salvataggio Caprioleto vlerëson se të paktën 1,500 kafshë humbin jetën, ndërsa numri real mund të jetë më i lartë.
Pranvera e butë ka favorizuar fluturimet e dronëve dhe rritjen e këlyshëve në livadhe. Qëndrimi i tyre i palëvizshëm në bar, i zgjedhur për t’u mbrojtur nga grabitqarët, i ekspozon ata ndaj rrezikut nga makineritë e kositjes, duke bërë kështu ndërhyrjen e vullnetarëve të domosdoshme.
The post Mbi 6,400 kaprollë të vegjël të shpëtuar falë dronëve vullnetarë appeared first on Albinfo.