Mbipopullimi është alarmant në Idrizovë, shënohen vrasje për më shumë hapësirë / Viktima e fundit një 40 vjeçar nga Gostivari

Jashtë gjendje e jashtëzakonshme për siguri më të madhe të burgjeve dhe brenda vrasje të ndërsjella. I dënuari 40-vjeçar nga Gostivari, i cili në fund të muajit të kaluar ishte The post Mbipopullimi është alarmant në Idrizovë, shënohen vrasje për më shumë hapësirë / Viktima e fundit një 40 vjeçar nga Gostivari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mbipopullimi është alarmant në Idrizovë, shënohen vrasje për më shumë hapësirë / Viktima e fundit një 40 vjeçar nga Gostivari

Jashtë gjendje e jashtëzakonshme për siguri më të madhe të burgjeve dhe brenda vrasje të ndërsjella. I dënuari 40-vjeçar nga Gostivari, i cili në fund të muajit të kaluar ishte rrahur nga një i burgosur tre vjet më i moshuar në Idrizovë, ka ndërruar jetë nga sulmi i ndodhi në mbrëmjen e 31 majit në orën 22:00. I burgosuri me shqelma dhe grushte ka sulmuar shokun e tij të palëvizshëm të dhomës, i cili sipas informatave të Tv Sitel ishte në gjendje të rëndë dhe nuk mund të kujdesej për veten. Numri i të burgosurve që janë të vendosur në repart ka qenë dy herë më i madh se sa e lejuara, përcjell FLAKA.

“Bëhet fjalë për mbipopullim në burg dhe i thyen të gjitha standardet. Përveç mungesës së policisë së burgjeve, mungon edhe shërbimi i risocializimit, përkatësisht edukatorëve që duhet të punojnë për risocializimin e të dënuarve, si dhe mungon personeli mjekësor. Të tre këta komponentë, kur merren së bashku, çojnë në një situatë tashmë alarmante!”, tha Zoran Jovanovski, drejtor i burgut – Idrizovë.

Tani çështja është në duart e prokurorisë. I burgosuri që rrahu për vdekje shokun e dhomës ndodhet në paraburgim dhe ndiqet penalisht për veprën penale të plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen. Sipas kodit penal për atë vepër parashikohet dënim me burg.

“Më 31 maj, i dënuari i dyshuar në vuajtje të dënimit me burg në Burgun e KPU Idrizovë – Shkup ka lënduar rëndë një të dënuar tjetër. Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor nga plagët e rënda që ka marrë”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Avokati i Popullit dhe organizatat joqeveritare konsiderojnë si problemet më të mëdha për Idrizovën mbipopullimin dhe kujdesin e pamjaftueshëm shëndetësor në burgun më të madh të Maqedonisë. Ka pasua edhe krimi dhe korrupsioni dhe pasi arratisjet u bënë më të shpeshta, ushtria u përfshi në sigurimin e burgut. FLAKA

The post Mbipopullimi është alarmant në Idrizovë, shënohen vrasje për më shumë hapësirë / Viktima e fundit një 40 vjeçar nga Gostivari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .