Mbipopullimi në Oktoberfest, ekspertët kërkojnë plan më të mirë për menaxhimin e turmës

Oktoberfesti në Mynih, festivali më i madh i birrës në botë, u përball sërish me probleme këtë fundjavë. Për shkak të mbipopullimit, autoritetet u detyruan të ndalonin hyrjen e vizitorëve në disa tenda, ndërsa hapësira brenda nuk ishte shfrytëzuar plotësisht. Eksperti i ETH Cyrih, Dirk Helbing, thotë se mungesa e planifikimit dhe komunikimit të qartë […] The post Mbipopullimi në Oktoberfest, ekspertët kërkojnë plan më të mirë për menaxhimin e turmës appeared first on Albinfo.

Mbipopullimi në Oktoberfest, ekspertët kërkojnë plan më të mirë për menaxhimin e turmës

Oktoberfesti në Mynih, festivali më i madh i birrës në botë, u përball sërish me probleme këtë fundjavë. Për shkak të mbipopullimit, autoritetet u detyruan të ndalonin hyrjen e vizitorëve në disa tenda, ndërsa hapësira brenda nuk ishte shfrytëzuar plotësisht.

Eksperti i ETH Cyrih, Dirk Helbing, thotë se mungesa e planifikimit dhe komunikimit të qartë ka qenë shkaku kryesor. “Njoftimet duhet të jenë të kuptueshme, të besueshme dhe në disa gjuhë, pasi Oktoberfesti është një ngjarje ndërkombëtare,” – theksoi ai për SRF News.

Sipas tij, menaxhimi i rezervimeve ka krijuar situata të panevojshme në hyrje, duke grumbulluar turma të mëdha njerëzish. Ai sugjeron përdorimin e vëzhguesve në terren dhe sistemeve të monitorimit në kohë reale, që shfaqin vetëm dendësinë e turmës dhe jo individët, për të parandaluar rreziqet.

Helbing shton se një paralajmërim edhe disa minuta më herët mund të bëjë diferencë në situata të ndërlikuara. Organizatorët pritet të diskutojnë ndryshime në sistemin e menaxhimit për edicionet e ardhshme.

The post Mbipopullimi në Oktoberfest, ekspertët kërkojnë plan më të mirë për menaxhimin e turmës appeared first on Albinfo.