Mbledhja e PDK-së, Hamza: E përsëris, së pari votohet Ligji për Specialen, pastaj bisedohet për president

Mbledhja e PDK-së, Hamza: E përsëris, së pari votohet Ligji për Specialen, pastaj bisedohet për president

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka folur për media para takimit të thirrur me kryesinë dhe Grupin Parlamentar të këtij subjekti.

Ai foli sërish për votimin e ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara për të cilën dje kishte folur edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne po themi me u aprovu ligji në dy leximet, pastaj me u propozu emri për president dhe me u zgjedhë presidenti e me u shmang zgjedhjet. Nëse dikush ka plan me çu vendin në zgjedhje është temë tjetër”, deklaroi Hamza.

Hamza theksoi se nëse do të ketë takime tjera në ndërkohë me Kurtin, do të informoheni me kohë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.