Mblidhet LDK-ja, Osmani: Po përgatitemi për seancën konstituive të 9 shtatorit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen e thirrur për sot.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se është partia është mbledhur për përgatitjet lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet më 9 shtator.
Osmani ka folur para kësaj mbledhje, ku pikërisht temë e diskutimit do të jetë vazhdimi i seancës konstituive dhe qëndrimet e partisë për këtë proces.
“I kemi përgatitje e zakonshme, për këtë jemi mbledhur (përgatitje e seancës konstituive). Pasi ta përfundojmë këtë takim do të deklarohemi”, ka thënë ajo.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



