Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit nga të gjitha akuzat

Mbrojtja kërkon lirimin e Thaçit nga të gjitha akuzat

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka paraqitur fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor ku ai akuzohet për tentim të pengimit të drejtësisë.

Avokatja Sophie Menegon kërkoi që trupi gjykues ta mbështesë vendimin vetëm në provat e administruara gjatë procesit, jo në spekulime.

“Ne kërkojmë që vendimi juaj të bazohet në prova dhe jo spekulime, dhe të jetë lirim nga të gjitha akuzat”, deklaroi Menegon.

Fjala e mbrojtjes u paraqit gjatë seancës kushtuar deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tjerë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.