Mbyllet Bazilika e Shën Pjetrit/ Mbi 150 mijë besimtarët bënë homazhe për Papën, prej së mërkurës

VATIKAN– Ka përfunduar fluksi i njerëzve në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe para trupit të Atit të Shenjtë, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 88-vjeçare. Arkmorti me trupin e pajetë  të Papa Françeskut qëndroi i ekspozuar për tre ditë, nga mëngjesi i së mërkurës deri në mbrëmjen e së premtes. [...]Read More...

Mbyllet Bazilika e Shën Pjetrit/  Mbi 150 mijë besimtarët bënë homazhe për Papën, prej së mërkurës

VATIKAN– Ka përfunduar fluksi i njerëzve në Bazilikën e Shën Pjetrit për të bërë homazhe para trupit të Atit të Shenjtë, i cili ndërroi jetë të hënën, në moshën 88-vjeçare.

Arkmorti me trupin e pajetë  të Papa Françeskut qëndroi i ekspozuar për tre ditë, nga mëngjesi i së mërkurës deri në mbrëmjen e së premtes.

Në varrim do të marrin pjesë 160 delegacione të krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota.