Mbyllja e përkohshme e TikTok-ut, flet Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut, është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë më 65 mijë prindër e mësues. Nëpërmjet një postimi në “X”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria është në një dialog shumë pozitiv me kompaninë. “Vendimi për mbylljen e përkohshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut, është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë më 65 mijë prindër e mësues.
Nëpërmjet një postimi në “X”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria është në një dialog shumë pozitiv me kompaninë.
“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, ka shkruar Rama
Ndërkohë, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore.