Mbytet varka në La Manche, raportohet për 4 viktima

Në 24 orët e fundit, katër persona – përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në tri incidente të ndara gjatë përpjekjeve për të kaluar kanalin e La Mansh nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian. Një incident ndodhi mbrëmjen e së martës pranë bregut të Sangattë, ku një gomone me 38 pasagjerë u [...]Read More...

Mbytet varka në La Manche, raportohet për 4 viktima

Në 24 orët e fundit, katër persona – përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në tri incidente të ndara gjatë përpjekjeve për të kaluar kanalin e La Mansh nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.

Një incident ndodhi mbrëmjen e së martës pranë bregut të Sangattë, ku një gomone me 38 pasagjerë u fundos, duke shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa tre të tjerë janë ende të zhdukur pas një aksidenti tjetër në Neufchatel-Hardelot, ku një anije me 115 pasagjerë u përfshi në një ngjarje të ngjashme.

Gjithashtu, një grua vdiq pas një përpjekjeje shpëtimi në anën britanike të kanalit, pasi u transportua me helikopter në Dover, por nuk mundi të shpëtohej.

Autoritetet franceze konfirmuan se dy nga viktimat ishin nga Vietnami dhe një nga Egjipti. Prefekti i Pas-de-Kalais, Laurent Touvet, e cilësoi natën si “të vështirë dhe tragjike” dhe shtoi se “rrjetet e trafikantëve mbajnë përgjegjësinë për këto tragjedi”.