Me lot në sy xhaxhai i 5-vjeçarit: Trupin e tij e gjeti gjyshi një shtëpi më larg – për 20 sekonda u mbush me ujë kati i parë i shtëpisë

Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike. Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg. […]

Me lot në sy xhaxhai i 5-vjeçarit: Trupin e tij e gjeti gjyshi një shtëpi më larg – për 20 sekonda u mbush me ujë kati i parë i shtëpisë

Albert Ademaj, xhaxhai i 5-vjeçarit i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmë me nënën e vet në Pejë, si pasojë e vërshimeve, ka rrëfyer se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Ai tregoi se trupin e nipit e ka gjetur gjyshi, ndërkaq të kunatës e ka gjetur ky bashkë me disa shokë tri shtëpi më larg.

“Trupin e nipit e ka gjetur babai dhe ka qenë në pyetje 20 sekonda kur ka shpërthyer nga këtu dhe ka mbushur komplet katin me ujë dhe pastaj ka shpërthyer këtej ku I kanë gjetur trupat e pajetë. Fëmijën e kemi gjetur një shtëpi më larg, ndërkaq gruan e vëllait e kemi gjetur tri shtëpi më poshtë duke e kërkuar me shokë”, ka thënë Ademaj.

Nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë pësuan u lënduan dy persona të tjerë.

Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Besnik Ibraj ka konfirmuar se dy të lënduarit janë liruar për në shtëpi.

“Mbrëmë kemi pranuar dy pacientë në kujdesin intenziv, të njëjtit sot janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ibraj.