Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava nesër mban konferencë për media

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë ditës së nesërme përmes një konference për media do të bëjë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë. Sipas njoftimit, ky mesazh do të jepet në Sallën e Fakultetit të Studimeve Islame, me fillim nga ora 11:00 Sot gjatë ditës, Kryesia

Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava nesër mban konferencë për media

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava gjatë ditës së nesërme përmes një konference për media do të bëjë mesazhin e urimit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Sipas njoftimit, ky mesazh do të jepet në Sallën e Fakultetit të Studimeve Islame, me fillim nga ora 11:00

Sot gjatë ditës, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025 dhe Kurban Bajrami do të falet në ora 05:35.