Mediat ndërkombëtare: Një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit “Air India”
Avioni po shkonte drejt Aeroportit Gatwick, në jug të kryeqytetit britanik, ka bërë të ditur Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se u rrëzua në një zonë banimi pranë aeroportit The post Mediat ndërkombëtare: Një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit “Air India” appeared first on Albinfo.

Një shtetas britanik i ka mbijetuar rrëzimit të aeroplanit të Air India, sipas mediave indiane.
Duke folur për gazetën Hindustan Times , Vishwash Kumar Ramesh tha se dëgjoi një “zhurmë të lartë” rreth 30 sekonda pas ngritjes, përpara se aeroplani të rrëzohej, shkruan Sky News dhe BBC.
“Gjithçka ndodhi kaq shpejt”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë “lëndime nga goditja” në gjoks, sy dhe këmbë.
“Kur u ngrita, kishte trupa përreth meje. Isha i frikësuar. U ngrita dhe vrapova. Kishte copa të aeroplanit përreth meje.
Dikush më kapi, më futi në një ambulancë dhe më çoi në spital”, deklaroi ai, transmeton BBC.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan një burrë që duket të jetë Vishwash duke u larguar çalueshëm nga vendi i rrëzimit dhe duke u çuar drejt shërbimeve të emergjencës.
https://www.mirror.co.uk/news/world-news/breaking-air-india-passenger-survives-35382364
Man on seat 11A miraculously walks out after deadly Air India crash (Video)
The post Mediat ndërkombëtare: Një i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit “Air India” appeared first on Albinfo.