Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Nisin dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës dhe Francës The post Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës appeared first on Albinfo.

Bëhet e ditur se dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës dhe Francës (Parisit dhe Lionit) u përuruan sot në prani të ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guérot, përcjell albinfo.ch.
Platforma mediale albinfo ka shkruar edhe ditë më parë nismën e projektit të fluturimeve mes Lionit dhe Prishtinës.
Në njoftimin e Ambasadës së Francës thuhet se kjo lidhje direkte, e mundësuar nga ASL Airlines France, do të lehtësojë udhëtimin për diasporën, do të stimulojë turizmin si dhe do të forcojë lidhjet ekonomike midis dy vendeve.
“Limak dhe Aéroport de Lyon , partnerë kyç në zhvillimin e Aeroportit Adem Jashari, luajnë një rol të rëndësishëm në këtë sukses.Faleminderit të gjithë partnerëve që e bënë të mundur këtë!”, thuhet në postimin e Ambasades së Francës në Kosovë.
The post Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës appeared first on Albinfo.