Merkato e çmendur: Milan “SULMON” përfundimisht për Jasharin!

AC Milan është në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga Club Brugge lidhur me transferimin e mesfushorit të talentuar Ardon Jashari, me sot që pritet të jetë një ditë vendimtare për këtë operacion merkatoje. Për javë të tëra, emri i Jasharit ka qenë në qendër të diskutimeve për përforcimin e mesfushës kuqezi. Drejtuesit e Milanit […]

Merkato e çmendur: Milan “SULMON” përfundimisht për Jasharin!

AC Milan është në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga Club Brugge lidhur me transferimin e mesfushorit të talentuar Ardon Jashari, me sot që pritet të jetë një ditë vendimtare për këtë operacion merkatoje.

Për javë të tëra, emri i Jasharit ka qenë në qendër të diskutimeve për përforcimin e mesfushës kuqezi. Drejtuesit e Milanit e shohin 21-vjeçarin si pjesën e fundit të mozaikut në mesfushën me tre, krahas lojtarëve si Reijnders, Bennacer dhe Adli.

Megjithatë, negociatat me Club Brugge nuk kanë qenë të lehta. Klubi belg është treguar i ngurtë dhe deri më tani ka refuzuar disa oferta nga Milani, duke kërkuar një shumë më të lartë për kartonin e lojtarit. Sipas raportimeve nga Sky Sport Italia, oferta e fundit e Milanit është rreth 32 milionë euro plus bonuse, me përfshirjen e një klauzole rishitjeje në marrëveshje, transmeton ORAinfo.

Oferta “finale” dhe pritja

Oferta e fundit e Milanit konsiderohet si “përfundimtare”, ndërkohë që përgjigjja nga Brugge pritet gjatë ditës së sotme. Burime të afërta me klubin italian thonë se ambienti është optimist, edhe pse ende nuk është dhënë një sinjal zyrtar nga belgjikët.

Nga ana tjetër, Jashari është stërvitur veçmas dhe nuk është grumbulluar me ekipin për fazën përgatitore në Mbretërinë e Bashkuar – një sinjal i qartë se edhe ai është duke pritur një lëvizje të mundshme drejt San Siros. /ORAinfo/