Merr fund romanca mes Heidit dhe Romeos

Pas shumë spekulimesh, ribashkimesh dhe heshtjeje publike, duket se historia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka marrë fund. Dyshja, që prej kohësh janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, janë bërë unfollow në Instagram, një sinjal i qartë se raporti i tyre nuk është më ai i mëparshmi. Vetëm […]

Merr fund romanca mes Heidit dhe Romeos

Pas shumë spekulimesh, ribashkimesh dhe heshtjeje publike, duket se historia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka marrë fund.

Dyshja, që prej kohësh janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, janë bërë unfollow në Instagram, një sinjal i qartë se raporti i tyre nuk është më ai i mëparshmi.

Vetëm në maj të këtij viti, Heidi dhe Romeo u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u rindoqën me njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke ngritur dyshimet për një rikthim romantik. Por mesa duket, gjithçka është mbyllur sërish, dhe këtë herë, ndoshta përfundimisht.

Në një intervistë të dhënë në qershor të këtij viti në emisionin “Goca & Gra”, Heidi u shpreh hapur për gjendjen e saj emocionale dhe sentimentale, duke lënë të kuptohet se është në një periudhë të paqartë të jetës së saj.

“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Kjo situata ime është e ndërlikuar, kështu që kam konfuzion. S’e di”, – tha Heidi gjatë intervistës.

Romeo dhe Heidi nisën lidhjen e tyre gjatë “Big Brother VIP Albania 3”, ku publiku i pa të afrohen gradualisht e më pas të bëhen një ndër çiftet më të dashura të edicionit. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër ulje-ngritje të vazhdueshme, por gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Megjithëse deklaratat e Heidit muajin e kaluar lanë pak vend për shpresë, unfollow-i duket se tregon se këtë herë, romanca e tyre është mbyllur përfundimisht.