Merz: Trump, i përkushtuar ndaj NATO-s/ Kancelari gjerman: Mbrojtja e Europës nuk duhet të varet nga SHBA
Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu bindjen se administrate e Donald Trump është e hapur për dialog dhe e përkushtuar ndaj NATO-s. Një ditë pas takimit me Trump në zyrën ovale, Merz tha se qeveria amerikane është e përkushtuar ndaj aleancës euroatlantike, por theksoi se Europa nuk duhet të varet më nga Shtetet e Bashkuara për [...]Read More...

Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu bindjen se administrate e Donald Trump është e hapur për dialog dhe e përkushtuar ndaj NATO-s.
Një ditë pas takimit me Trump në zyrën ovale, Merz tha se qeveria amerikane është e përkushtuar ndaj aleancës euroatlantike, por theksoi se Europa nuk duhet të varet më nga Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur.
“Nuk kam absolutisht asnjë dyshim se qeveria amerikane është e përkushtuar ndaj NATO-s, veçanërisht tani që të gjithë kemi thënë se po bëjmë më shumë. Ne po sigurohemi që të mund të mbrohemi edhe në Evropë. Ne kemi shfrytëzuar garancitë amerikane të sigurisë për vite me radhë, dhe po e ndryshojmë këtë tani”, tha ai.
Deklaratat e Merz tregojnë ndryshimin në qëndrimin e Donald Trump ndaj Aleancës, pasi në fillim të presidencës se tij, kishte kërcënuar se do e nxirrte vendin nga NATO.
Trump kishte akuzuar vendet aleate se po përfitonin nga Shtetet e Bashkuara duke mos përmbushur objektivat e mbrojtjes. Qe atëherë, vendet europiane janë zotuar se do te rrisin investimet, siç është kërkuar edhe nga Trump.
Merz theksoi nevojën për besim mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara dhe tha se i kujtoi Trump se aleatët kanë rëndësi.
“Nevojiten edhe partnerë në botë, dhe evropianët, veçanërisht gjermanët, janë partnerët më të përshtatshëm. Ky është ndryshimi midis sistemeve autoritare dhe demokracive: sistemet autoritare kanë vartës. Demokracitë kanë partnerë”, u shpreh Merz.
Kancelari tha gjithashtu se qeveria amerikane është e hapur për diskutime dhe e gatshme të pranojë mendime ndryshe.
Kancelari shtoi se diskutoi me Trump çështjen e Ukrainës edhe pse në shumë pika kanë një qëndrim të ndryshëm.
Takimi i së enjtes në Shtëpinë e Bardhë shënoi herën e parë që dy liderët u ulën përballë me njëri-tjetrin.