Messi do të paguhet nga Barcelona deri në vitin 2025

Barcelona do ta paguajë Messin deri në vitin 2025 Barcelona ende po paguan Lionel Messin, më shumë se dy vjet pas largimit të tij nga skuadra. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri të paktën në vitin 2025. “E vetmja gjë që detyrohemi janë vonesat e pagave për të cilat u pajtuan me bordin […]

Messi do të paguhet nga Barcelona deri në vitin 2025

Barcelona do ta paguajë Messin deri në vitin 2025

Barcelona ende po paguan Lionel Messin, më shumë se dy vjet pas largimit të tij nga skuadra. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë deri të paktën në vitin 2025.

“E vetmja gjë që detyrohemi janë vonesat e pagave për të cilat u pajtuan me bordin e mëparshëm të klubit. Kjo po prodhon pagesa në pritje që do të përfundojnë më 2025”, ka thënë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Messi është larguar nga PSG-ja së fundi, ndërsa karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Inter Miamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Inter Miamin ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë. Ai mund të debutojë për klubin e tij të ri më 21 korrik.