Mexhiti dhe Kasami urojnë Kurtin për rizgjedhjen: Mbështetje për Kosovën dhe të vërtetën e luftës çlirimtare

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në urimin e tyre, ata kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe forcuar bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, veçanërisht në projektet e përbashkëta infrastrukturore, zhvillimin ekonomik dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Mexhiti dhe Kasami kanë vlerësuar se një Kosovë me institucione të qëndrueshme dhe të dala nga vullneti i qytetarëve është në interes të gjithë rajonit.
Ata kanë përcjellë edhe mbështetjen e tyre të qartë për Kosovën sa i përket historisë së saj më të re dhe proceseve gjyqësore, duke theksuar se e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës nuk mund të ndryshohet apo të tjetërsohet nga vendime politike apo juridike.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



