Mexhiti: VLEN në zgjedhje lokale do të shkojë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta dhe me shtab e program të përbashkët
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se të gjitha subjektet politike brenda koalicionit VLEN kanë qëndrim që në zgjedhjet lokale të shkohet me kandidat, lista, shtabe, platforma e programe të përbashkët she shtoi se, në disa vende ka vlerësime se duhet dalë jashtë koalicionit dhe të mbështeten kandidatët e pavarur. “Në lidhje me listat, […] The post Mexhiti: VLEN në zgjedhje lokale do të shkojë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta dhe me shtab e program të përbashkët appeared first on InfoShqip.com.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se të gjitha subjektet politike brenda koalicionit VLEN kanë qëndrim që në zgjedhjet lokale të shkohet me kandidat, lista, shtabe, platforma e programe të përbashkët she shtoi se, në disa vende ka vlerësime se duhet dalë jashtë koalicionit dhe të mbështeten kandidatët e pavarur.
“Në lidhje me listat, d.m.th këtu qëndrimi i të gjitha subjekteve politike brenda VLEN është që të shkojmë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta, me shtab të përbashkët, me program dhe platformë të përbashkët, bile edhe diku ku ka analizë dhe vlerësim se duhet të dalim edhe jashtë VLEN-it, të mbështesim kandidat të pavarur, edhe këtë do ta bëjmë. Në lidhje me listat, dmth kryetarët e komunave zgjidhen sipas modelit të shumicës, ndërsa listat sipas D’Hondt sistemit, që i favorizon të mëdhenjtë, d.m.th nuk ka asnjë kuptim ne jemi te të mëdhenjtë, dhe tani të kalojmë te të vegjlit, sepse kjo do të thotë ndarje dhe të digjen vota që do të shkojnë në favor të BDI-së, atëherë parashtrohet pyetja për kë punojmë? Kështu që të gjitha argumentet politike shkojnë në favor që të shkojmë me lista të përbashkëta, dhe duke e marrë parasysh se tashmë ka nismë që VLEN të shkrihet në një, kështu që nuk ka asnjë dilemë, VLEN do të ketë një kandidat, një listë, një shtab, një program”, tha Mexhiti.
The post Mexhiti: VLEN në zgjedhje lokale do të shkojë me kandidatë të përbashkët, me lista të përbashkëta dhe me shtab e program të përbashkët appeared first on