Mickoski: Me modernizimin e hidrocentraleve e rrisim prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot mori pjesë në promovimin e projektit kapital të SHA EMV “Revitalizimi i hidrocentraleve – faza 3”, me të cilin zyrtarisht ishte shënuar fillimi i realizimit të fazës së re të modernizimit të kapaciteteve hidroenergjetike në shtet.
Mickoski theksoi se projekti do të mundësojë modernizim të një pjese të rëndësishme të kapaciteteve prodhuese të SHA EMV, veçanërisht hidrocentralet, që, siç tha, do të kontribuojë për rritje të prodhimtarisë së energjisë elektrike dhe në pjesëmarrjen në burimet e rinovueshme në portofoli prodhues i kompanisë.
“SHA EMV-ja, në periudhën në vijim, do të mund të modernizojë një pjesë të konsiderueshme të kapaciteteve të saj prodhuese, veçanërisht hidrocentralet. Me modernizimin e tyre, në fakt, do të rritet edhe sasia e energjisë elektrike të prodhuar, me çka do të zgjerohet portofoli prodhues i SHA EMV-së në pjesën e energjisë nga burimet e rinovueshme”, tha Mickoski.
Theksoi se për fazën e tretë të rehabilitimit të hidrocentraleve është biseduar që në periudhën kur ishte drejtor i SHA ELEM duke theksuar se në ndërkohë nuk ka pasur përparim në realizimin e projektit.
“Më kujtohet se për këtë fazë të rehabilitimit të hidrocentraleve kemi folur që në kohën kur isha drejtor i SHA ELEM. Për fat të keq, për një periudhë të caktuar nuk pati përparim. Është mirë që sot, ja, drejtuesit e SHA EMV-së, së bashku me institucionet financiare që siguruan financimin e këtij projekti – një pjesë përmes grantit dhe një pjesë, do të thosha, përmes kredisë së favorshme – do të mundësojnë zgjerimin e portofolit të prodhimit të SHA EMV-së në pjesën e burimeve të rinovueshme të energjisë, përkatësisht në shfrytëzimin e potencialit hidroenergjetik”, theksoi Mickoski.
Ai shprehu pritshmëri që projektet e tilla të vazhdojnë dhe theksoi se Qeveria angazhohet drejt arritjes së dallimit neto zero ndërmjet energjisë elektrike të prodhuar dhe të shpenzuar.
“Po ecim në drejtim të realizimit të qëllimit të kësaj Qeverie për të arritur bilanc neto zero, përkatësisht që diferenca ndërmjet energjisë elektrike të prodhuar dhe asaj të konsumuar të jetë zero. Prej disa muajsh tashmë jemi në nivelin mbi ose rreth 95 për qind. Pra, ngadalë, por sigurtë, po i afrohemi qëllimit, që është të arrijmë bilanc neto zero në fund të vitit dhe unë tashmë mendoj se vitin e ardhshëm madje do të kemi edhe teprica të caktuara”, shtoi Mickoski.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



