Mickoski sfidon opozitën: Kemi mandat deri 2028, por nëse duan zgjedhje të parakohshme shkojmë

Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, u deklarua sonte se nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, ata janë të gatshëm në çdo kohë të dalin në zgjedhje dhe të fitojnë.
Mickoski tha se qëndrimi i tij është i njohur dhe se Qeveria e tij ka marrë mandat katërvjeçar.
“Qëndrimi im është i njohur në opinion dhe qëndrimi i kësaj Qeverie është se ne morëm mandat për katër vite. Mandati përfundon në pranverë të vitit 2028. Ne ende kemi një Qeveri teknike. Pra, fundi i kësaj Qeverie politike do të duhet të jetë diku nga fundi i vitit 2027, kështu që këto janë ato parametra që unë mund t’i them tani dhe mbi bazën e të cilave morëm besimin e qytetarëve”, tha Mickoski në një intervistë për emisionin “Tema e ditës” në TV Sitel.
I pyetur se çfarë mund ta bëjë atë të ndryshojë mendje, ai tha se është logjike që opozita të dojë të jetë Qeveri sepse mendon se mund të jetë më e mirë se Qeveria, dhe nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë si Qeveri ata janë të gatshëm për një takim liderësh, për të caktuar një termat dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ne nuk do të ikim, natyrisht. Prandaj unë them, mandati ynë është për katër vite dhe për një periudhë të tillë kemi marrë mbështetje nga qytetarët për të realizuar reforma, por nëse kemi një dorezë të hedhur nga ana e opozitës, është normale që ne nuk do të ikim si frikacakë nga zgjedhjet. Përkundrazi, ne jemi të gatshëm në çdo kohë të dalim dhe t’i fitojmë ato”, deklaroi kryeministri Mickoski./INA/
The post Mickoski sfidon opozitën: Kemi mandat deri 2028, por nëse duan zgjedhje të parakohshme shkojmë appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



