Mickoski sot në Kuvend do ta dorëzojë përbërjen e Qeverisë së re, votimi gjatë fundjavës

Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e të dielës. Siç njoftoi mandatari Hristijan Mickoski, sot pritet që në Kuvend të paraqesë përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e […]

Mickoski sot në Kuvend do ta dorëzojë përbërjen e Qeverisë së re, votimi gjatë fundjavës

Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e të dielës. Siç njoftoi mandatari Hristijan Mickoski, sot pritet që në Kuvend të paraqesë përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj, transmeton Portalb.mk.

Se sa do të zgjasë kjo seancë varet nga numri i deputetëve të regjistruar për të folur dhe debati në sallën plenare.

Tani për tani është e sigurt se në qeverinë e re do të jenë edhe VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM, të cilat tashmë kanë shpallur propozimet e tyre për ministra në qeveri.

LEXO: Qeveria e Mickoskit: Vetëm tre ministre gra, një zëvendëskryeministër i afërt me Moskën

Emrat e ministrave nga partia e tij mbrëmë i ka bërë të ditur mandatari Mickoski dhe ka thënë se sot pret që propozimet për ministra t’i marrë nga partnerët e tjerë të koalicionit.

Këto janë propozimet për ministrat e rinj nga koalicioni “Maqedonia e Jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE: Zëvendëskryministër i Qeverisë dhe Ministër i Transportit: Aleksandar Nikollovski Ministër i Mbrojtjes: Vllado Misajllovski Ministre e Financave: Gordana Dimitrieska Koçoska Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme: Timço Mucunski Ministër i Vetëqeverisjes Lokale: Zllatko Perinski Ministër për Shoqëri Informatike dhe Transformim Digjital: Stefan Andonovski Ministër i Sportit: Borko Ristovski Ministre e Energjisë dhe Minierave: Sanja Bozhinovska Ministër i Bujqësisë: Cvetan Tripunovski Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Zoran Ljutkov Ministër i Punëve të Brendshme: Pançe Toshkovski Ministre e Arsimit dhe Shkencës: Vesna Janevska Ljupço Dimovski, zëvendëskryeministër, përgjegjës për Sistemin Politik Ivan Stoljkoviç, zëvendëskryeministër dhe ministër i Marrëdhënieve Mes Komuniteteve Shaban Saliu, ministër pa portofol i ngarkuar për zbatimin e Dekadës së Romëve Sipas informacioneve ende jozyrtare nga partitë, partneri shqiptar në Qeverinë e ardhshme, Koalicioni VLEN pritet të ketë: Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Izet Mexhiti Ministër të Shëndetësisë: Arben Taravari Ministër të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë: Fatmir Limani Ministër të Ekonomisë dhe Punës: Besar Durmishi Ministër i Çështjeve Evropiane: Orhan Murtezani Ministër pa portofol të ngarkuar për Qeverisjen e Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai Edhe negociatat me ZNAM kanë përfunduar. Partia e Dimitrievskit jozyrtarisht, ka të ngjarë të menaxhojë dy ministri: Ministria e Drejtësisë, me ministër Igor Filkov Ministria e Administratës dhe Digjitalizimit me ministër Goran Minçev

Partnerët e koalicionit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Serbëve, do të mbajnë gjithashtu poste zëvendëskryeministrish.

Ljupço Dimovski, kryetar i PS-së do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për sistemin politik dhe Ivan Stoiljkoviq, kryetar i PDS-së, nënkryetar për marrëdhënie me komunitetet, ndërsa Shaban Saliu do të jetë ministër pa portofoli përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e dekadës së romëve.

Zgjidhja kadrore për sekretarin e përgjithshëm të qeverisë njoftoi se ai do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së do të dihet shumë shpejt dhe do të jetë në rend dite të seancës së parë të qeverisë.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova më 6 qershor ia dorëzoi Mickoskit mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, pas konstituimit të Kuvendit.

Që atëherë ka filluar të rrjedhë afati njëzetditor për formimin e Qeverisë së re.

LEXO: Mickoski e mori mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Siljanovska LEXO: Afatet dhe procedurat: Qeveria e re në RMV duhet të formohet më së voni pas një muaji

Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë.  Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë.Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.