Mikpritjet e shumta nga familjet lipjanase , dëshmi e fuqishme e përkrahjes për Imri Ahmetin
Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahemi, ka zhvilluar një vizitë në Shalë, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët e zonës. Në një postim të tij në Facebook, Ahemi ka falënderuar për mikpritjen e mrekullueshme dhe ka ndarë momentet e […]

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Imri Ahemi, ka zhvilluar një vizitë në Shalë, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët e zonës.
Në një postim të tij në Facebook, Ahemi ka falënderuar për mikpritjen e mrekullueshme dhe ka ndarë momentet e vizitës në konakun e Ali Mejzinollit. Ai shkruan: “Sonte në konakun e Ali Mejzinollit në Shalë, faleminderit për pritjen!”
Ahemi ka theksuar se është i nderuar që ka mundësinë të takohet dhe të dëgjojë shqetësimet dhe propozimet e qytetarëve, duke shtuar se angazhimi i tij për zhvillimin e Lipjanit mbetet i pandryshuar. /ORAinfo/