Milan heq dorë në moment të fundit – plani i merkatos përmbyset totalisht
AC Milan pritet të ndryshojë rrënjësisht strategjinë e saj në merkaton e verës, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me mbrojtësin e djathtë Guela Doué. Klubi italian tashmë po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga gara për talentin e Strasbourg, për shkak të kostos së lartë të transferimit. Sipas raportimeve nga Matteo Moretto, tratativat për Doué […]

AC Milan pritet të ndryshojë rrënjësisht strategjinë e saj në merkaton e verës, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me mbrojtësin e djathtë Guela Doué. Klubi italian tashmë po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga gara për talentin e Strasbourg, për shkak të kostos së lartë të transferimit.
Sipas raportimeve nga Matteo Moretto, tratativat për Doué janë duke humbur vrull, pasi drejtuesit kuqezinj nuk janë të bindur ekonomikisht për të përmbushur kërkesën prej 30 milionë euro të klubit francez. Si pasojë, Milani ka nisur të vlerësojë alternativa më të përballueshme për krahun e djathtë të mbrojtjes, transmeton ORAinfo.
Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rindarjen e buxhetit, duke çuar më shumë fonde drejt sulmit dhe mesfushës, ku emri i Ardon Jasharit vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave.
Burimet bëjnë të ditur se Milani është “i fiksuar” me Jasharin dhe po punon intensivisht për ta sjellë atë në “San Siro”, duke e parë si një investim strategjik për të ardhmen.
Ndërkohë, pas largimeve të Kyle Walker, Alessandro Florenzi dhe Emerson Royal, krahu i djathtë i mbrojtjes mbetet një zonë me pak alternativa. Aktualisht, Alexis Saelemaekers dhe Alex Jimenez janë të vetmit emra të disponueshëm, megjithatë të dy janë më shumë të përshtatshëm si wing-back për shkak të prirjeve të tyre sulmuese.
Me nënshkrimin tashmë të konfirmuar të Pervis Estupiñán për krahun e majtë, mbetet të shihet se kush do të jetë emri i ri në të djathtën, por duket se prioritetet e klubit kanë ndryshuar, dhe një sulmues dhe një mesfushor si Jashari janë tani objektivat kryesorë të Milanit për fazën e ardhshme të merkatos. /ORAinfo/