Milan “humb” 35 milionë euro – Plani i Igli Tares shkon direkt në dështim!
AC Milan po përballet me një verë shumë më të vështirë se sa ishte parashikuar. Sipas Calciomercato, drejtuesit e klubit kishin planifikuar të siguronin deri në 100 milionë euro nga shitjet, por deri më tani, rezultati ka qenë zhgënjyes: 35 milionë euro janë “zhdukur” nga llogaritë, si pasojë e dështimit për të larguar disa lojtarë. […]

AC Milan po përballet me një verë shumë më të vështirë se sa ishte parashikuar. Sipas Calciomercato, drejtuesit e klubit kishin planifikuar të siguronin deri në 100 milionë euro nga shitjet, por deri më tani, rezultati ka qenë zhgënjyes: 35 milionë euro janë “zhdukur” nga llogaritë, si pasojë e dështimit për të larguar disa lojtarë.
Refuzimi i largimit nga lojtarët, problemi kryesor
Mesfushori algjerian Ismael Bennacer, i cili ishte planifikuar të shitej për rreth 20 milionë euro, ka refuzuar me forcë çdo ofertë. Po ashtu, Yacine Adli ka refuzuar një propozim prej 15 milionë euro, duke vendosur të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në ekip, përcjell ORAinfo.
Plani që nuk u bë realitet
Sipas të gjitha gjasave, klubi kuqezi kishte menduar që të largonte një grup lojtarësh për të financuar blerje të reja dhe për të balancuar bilancin financiar. Por mungesa e bashkëpunimit nga vetë lojtarët dhe mungesa e ofertave të duhura, ka prishur ekuilibrat ekonomikë të merkatos.
Dështime edhe në hyrje
Nëse nuk ka largime, nuk ka hapësirë për afrime. Dështimet në negociatat për lojtarë si Yunus Musah dhe Samuel Chukwueze janë shembuj të qartë të pasojave që kjo situatë po sjell.
Igli Tare në vështirësi
I sjellë në klub me misionin për të përmirësuar menaxhimin sportiv, Igli Tare ende nuk ka arritur të japë rezultat në frontin e largimeve. Ndërkohë që disa blerje janë realizuar me sukses, mungesa e shitjeve ka krijuar boshllëqe të mëdha në strategjinë financiare të klubit. /ORAinfo/