Milan-Leverkusen, sot kontakte direkte për transferimin e Xhakës
Është serioze, shkon oferta e parë për Granit Xhakën nga AC Milan The post Milan-Leverkusen, sot kontakte direkte për transferimin e Xhakës appeared first on Albinfo.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka mund të luajë në Serie A në sezonin e ri 2025/26, përcjell albinfo.ch.
Xhaka ka marrë ofertën e parë serioze nga Milan dhe tashmë kanë filluar bisedimet mes tij dhe drejtorit sportiv, Igli Tare.
Nuk dihet se cila ka qenë oferta e parë drejtuar Leverkusenit për mesfushorin shqiptar, por ajo që bëhet e ditur është fakti që Xhaka tashmë është i tërhequr me projektin e ri të klubit “kuqezi”.
Granit Xhaka zhvilloi dy super sezone me Bayer Leverkusenin, ku edhe u shpall kampion i Bundesligas pa pësuar humbje, me një rekord të pabesueshëm.
Por ndryshimet që janë bërë në skuadrën gjermane, si largimi i yjeve dhe trajnerit Xabi Alonos, mund ta shty edhe Xhakën ta lë stadiumin “BayArena”.
Xhaka do ishte i lumtur të luante përkrah Luka Modricit, i cili flitet se do t’i bashkohet ekipit të Milanit pas përfundimit të ndeshjeve në Kupën e Botës për Klube.
The post Milan-Leverkusen, sot kontakte direkte për transferimin e Xhakës appeared first on Albinfo.