Milan nuk ndalet, gati 15 milionë euro për yllin e ri të Serie A!

Ndërkohë që trajneri Massimiliano Allegri shpreson të rikthejë në skuadër Adrien Rabiot, drejtuesit e Milanit kanë hedhur sytë nga një tjetër mesfushor. Bëhet fjalë për Giovanni Fabbian, talentin 21-vjeçar italian që aktualisht aktivizohet te Bologna në Serie A. Pas humbjes në ndeshjen hapëse të kampionatit, takimi i zhvilluar dje në “Casa Milan” nxori në pah […]

Milan nuk ndalet, gati 15 milionë euro për yllin e ri të Serie A!

Ndërkohë që trajneri Massimiliano Allegri shpreson të rikthejë në skuadër Adrien Rabiot, drejtuesit e Milanit kanë hedhur sytë nga një tjetër mesfushor.

Bëhet fjalë për Giovanni Fabbian, talentin 21-vjeçar italian që aktualisht aktivizohet te Bologna në Serie A.

Pas humbjes në ndeshjen hapëse të kampionatit, takimi i zhvilluar dje në “Casa Milan” nxori në pah nevojën e klubit jo vetëm për një sulmues, por edhe për përforcim në mesfushë, raporton ORAinfo.

Zgjedhja e kuqezinjve duket se është Fabbian, për të cilin tashmë është gati një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Mesfushori i rritur te Inter, prej dy sezonesh është pjesë e Bolognës, ku ka shënuar 8 gola në 57 paraqitje, duke dëshmuar se e njeh mirë kampionatin italian.

Fabbian ka kontratë me Bolognën deri në vitin 2028, por marrëveshja mund të mbyllet edhe për një shumë më të ulët.

Përveç paraqitjeve në Serie A, ai është gjithashtu pjesë e kombëtares U-21 të Italisë dhe shihet si një prej talenteve më premtues që shpreson së shpejti të bëjë hapin e madh në karrierë. /ORAinfo/