Milan nuk premton më tituj – vetëm një mision: Kthimi në Champion

Pas një sezoni zhgënjyes, AC Milan duket se po ndryshon qasjen për sezonin 2025/26. Në vend që të flitet për Scudetto-n, këtë verë drejtuesit dhe lojtarët janë të përqendruar në një qëllim më realist: kthimin në Ligën e Kampionëve. Kjo qasje e re u reflektua qartë në intervistat e javës së kaluar. Mesfushori i ri, […]

Milan nuk premton më tituj – vetëm një mision: Kthimi në Champion

Pas një sezoni zhgënjyes, AC Milan duket se po ndryshon qasjen për sezonin 2025/26. Në vend që të flitet për Scudetto-n, këtë verë drejtuesit dhe lojtarët janë të përqendruar në një qëllim më realist: kthimin në Ligën e Kampionëve.

Kjo qasje e re u reflektua qartë në intervistat e javës së kaluar. Mesfushori i ri, Youssouf Fofana, deklaroi për Gazzetta dello Sport se “Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve çdo sezon. Kjo nuk është një dëshirë, por një domosdoshmëri për një klub të këtij niveli”, transmeton ORAinfo.

Edhe trajneri Massimiliano Allegri, i cili është rikthyer në pankinën ku nisi karrierën e tij si trajner elitar, ka konfirmuar objektivin:

“Jam kthyer në Milan pas 15 vitesh dhe jam i lumtur që jam këtu. Duam të kthehemi në Ligën e Kampionëve. Milani është një nga klubet më të mëdha në botë dhe duhet të jetë pjesë e saj çdo vit”, u shpreh Allegri në konferencën për shtyp para miqësores me Perth Glory.

Në të njëjtën linjë, edhe mbrojtësi Matteo Gabbia theksoi se:

“Ky është objektivi ynë kryesor. Milani nuk e meriton të jetë jashtë Ligës së Kampionëve. Do të japim gjithçka për të arritur këtë”.

Ky unitet në komunikim dhe qasja më realiste përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm krahasuar me sezonin e kaluar, ku shpesh herë mesazhet nga drejtuesit dhe fushata në terren nuk përputheshin.

Tani, Milani duket se ka kuptuar se suksesi nuk ndërtohet me fjalë, por me plane konkrete dhe hapa të matur. /ORAinfo/