Milan rrezikon Bennacer për dy super-blerje! Po a ia vlen?
AC Milan është duke punuar intensivisht për të përmbyllur disa përforcime kyçe para mbylljes së merkatos, dhe një nga çelësat mund të jetë shitja e mesfushorit Ismaël Bennacer. Sipas Tuttosport, nëpërmjet MilanNews, drejtuesit e Milanit kanë si objektiv nënshkrimin me një mbrojtës të djathtë, një mesfushor dhe një sulmues. Për dy pozicionet e para, ata […]

AC Milan është duke punuar intensivisht për të përmbyllur disa përforcime kyçe para mbylljes së merkatos, dhe një nga çelësat mund të jetë shitja e mesfushorit Ismaël Bennacer.
Sipas Tuttosport, nëpërmjet MilanNews, drejtuesit e Milanit kanë si objektiv nënshkrimin me një mbrojtës të djathtë, një mesfushor dhe një sulmues. Për dy pozicionet e para, ata kanë tashmë emrat: Guela Doué i Rennes për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Ardon Jashari i Club Brugge për qendrën e mesfushës, përcjell ORAinfo.
Klubi saudit Al Ittihad ka hyrë fuqishëm në garë për shërbimet e Bennacerit dhe i ka ofruar lojtarit një kontratë trevjeçare me vlerë 8-10 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër, Milan mund të arkëtojë rreth 12 milionë euro nga shitja e algjerianit.
Kjo shumë do të përdorej menjëherë për të rritur ofertat për Doué dhe Jasharin, pasi aktualisht Strasbourg dhe Club Brugge kanë refuzuar propozimet e para të kuqezinjve. Brugge thuhet se ka hedhur poshtë ofertën e fundit prej 38 milionë eurosh (me bonuse) për Jasharin, ndërsa oferta prej 23 milionë eurosh për Doué nuk ka bindur francezët.
Sakrificë për të ardhmen?
Edhe pse Bennacer mbetet një nga lojtarët më teknikë të mesfushës, drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë strategjike për të ndërtuar një skuadër më të balancuar. Shtimi i Jasharit dhe Doué shihet si mënyra ideale për të forcuar strukturën e skuadrës në disa zona të rëndësishme.
Nëse marrëveshja për Bennacerin konkretizohet, atëherë Milani mund të përshpejtojë afrimin e dy objektivave kryesorë, duke e afruar skuadrën edhe më shumë me vizionin e trajnerit për sezonin e ri. /ORAinfo/