Milani gati për goditjen e madhe në mbrojtje, merkatoja ndizet në orët e fundit!

AC Milan po punon intensivisht për të përforcuar mbrojtjen përpara mbylljes së merkatos të hënën në mbrëmje. Objektivi kryesor mbetet Manuel Akanji i Manchester City-t, me të cilin klubi ka gjetur marrëveshje, por lojtari ende nuk është bindur për transferimin. Sipas Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë përgatitur edhe alternativa në rast se pista Akanji dështon. […]

Milani gati për goditjen e madhe në mbrojtje, merkatoja ndizet në orët e fundit!

AC Milan po punon intensivisht për të përforcuar mbrojtjen përpara mbylljes së merkatos të hënën në mbrëmje. Objektivi kryesor mbetet Manuel Akanji i Manchester City-t, me të cilin klubi ka gjetur marrëveshje, por lojtari ende nuk është bindur për transferimin.

Sipas Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë përgatitur edhe alternativa në rast se pista Akanji dështon. Në listë janë shtuar Juan Foyth i Villarrealit, 27 vjeç, një mbrojtës me eksperiencë në La Liga, si dhe Joe Gomez i Liverpoolit, 28 vjeç, i cili nuk është titullar fiks te “Reds” dhe mund të largohet në ditët e fundit të merkatos.

Kalimi në skemën 3-5-2 e ka bërë të domosdoshme afrimin e një qendërmbrojtësi, dhe drejtuesit e Milanit janë gati të shtyjnë deri në fund për të mbyllur një operacion të rëndësishëm.