MILANI E DO PATJETËR! Palmeiras vendos 180 MILIONË EURO për “bishën” e sulmit

MILANI E DO PATJETËR! Palmeiras vendos 180 MILIONË EURO për “bishën” e sulmit

Palmeiras ka marrë masa për të blinduar një prej talenteve të saj në rritje, José Manuel “Flaco” López, pas interesimit të fortë nga Milani dhe Atletico Madrid.

Sulmuesi argjentinas pritet të jetë pjesë e planeve të klubit brazilian për të ardhmen, pasi Palmeiras ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2030.

Në marrëveshjen e re është përfshirë edhe një klauzolë lirimi prej plot 180 milionë eurosh, transmeton ORAinfo.

Sipas raportimeve të Diario AS, të përcjella edhe nga DeadlineDayLive, interesi i Milanit dhe Atletico Madridit gjatë kësaj vere ka bërë që Palmeiras të veprojë shpejt për të siguruar shërbimet e sulmuesit për një periudhë afatgjatë.

Palmeiras e konsideron Lópezin si një prej sulmuesve më të mirë në kontinentin amerikano-jugor. 25-vjeçari, i cili mund të luajë edhe si sulmues i dytë, është gjithashtu futbollist mëngjarash.

López e nisi karrierën në Argjentinë te Lanús, ku shënoi 22 gola në 59 paraqitje.

Më pas kaloi te Palmeiras, ku ka vazhduar të tregojë formë të mirë.

Me klubin brazilian ka realizuar 78 gola në 226 ndeshje, ndërsa ka dhuruar edhe 26 asistime.

Performancat e tij i kanë siguruar edhe një vend në kombëtaren e Argjentinës, për të cilën ka regjistruar deri tani 7 paraqitje.

Konkurrenca në repartin ofensiv të kampionëve të botës është e jashtëzakonshme, me emra si Lautaro Martínez, Lionel Messi dhe Julián Álvarez, çka e bën edhe më domethënës përfshirjen e Lópezit në skuadrën kombëtare.

Milani vijon të monitorojë tregun për përforcime në sulm, por klauzola prej 180 milionë eurosh e vendosur nga Palmeiras e bën një transferim të mundshëm të argjentinasit jashtëzakonisht të vështirë.

Palmeiras, ndërkohë, duket se e ka bërë të qartë qëndrimin: López nuk është në shitje dhe çdo klub që dëshiron ta transferojë do të duhet të përballet me një çmim rekord. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.