Milani turpërohet në rikthim – 30 milionë euro për asgjë! Allegri në hall që në javën e parë!

Milani është rikthyer në Serie A, por debutimi ka qenë larg pritshmërive. Humbje, konfuzion dhe mungesë identiteti – skuadra e Allegrit ka shumë për të reflektuar. Pas një vere të ngarkuar me transferime dhe ndryshime strukturore, pritej që Milani të shfaqej me fytyrë të re dhe ambicie të qarta. Megjithatë, ajo që u pa në […]

Milani turpërohet në rikthim – 30 milionë euro për asgjë! Allegri në hall që në javën e parë!

Milani është rikthyer në Serie A, por debutimi ka qenë larg pritshmërive. Humbje, konfuzion dhe mungesë identiteti – skuadra e Allegrit ka shumë për të reflektuar.

Pas një vere të ngarkuar me transferime dhe ndryshime strukturore, pritej që Milani të shfaqej me fytyrë të re dhe ambicie të qarta. Megjithatë, ajo që u pa në ndeshjen e parë të sezonit ishte një kopje e zbehtë e një skuadre të lodhur, pa ide dhe pa energji.

Sipas La Gazzetta dello Sport, nuk është momenti për panik, por sinjalet janë alarmante. Allegri, i rikthyer në pankinën kuqezi, duhet të bëjë pyetje të vështira, jo vetëm për zgjedhjet taktike, por për vetë mënyrën sesi është ndërtuar skuadra, transmeton ORAinfo.

Gimenez zhgënjen, kërkohet menjëherë një sulmues

Në vijën e parë të sulmit, situata është shqetësuese. Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan që kushtoi 30 milionë euro këtë verë, nuk justifikoi as minimumin e investimit. Ai jo vetëm që nuk kontribuoi në sulm, por gabimi i tij çoi drejtpërdrejt në golin e dytë të kundërshtarit. Gazzetta e cilësoi paraqitjen e tij si “të pakuptueshme”.

Kjo ka hapur menjëherë diskutimin për afrim të një tjetër qendërsulmuesi para mbylljes së merkatos.

Luka Modric, i vetmi dritë në errësirë

Në mesfushë, nuk ishin të rinjtë ata që shkëlqyen, por Luka Modric, tashmë 40 vjeç. Me përvojën dhe grintën e tij, ai u përpoq të mbante skuadrën gjallë. Por kur lojtari më i mirë në fushë është më i vjetri në ekip, atëherë është e qartë që diçka nuk po shkon.

Mesfusha kuqezi tregoi mungesë balanci dhe ritmi, çka shton nevojën për prurje të reja si Ardon Jashari apo Samuele Ricci, për të rikthyer ekuilibrin në repartin më të rëndësishëm të fushës. /ORAinfo/