Milanit i vjen një lajm i keq pas humbjes- i dështon në teste mjekësore transferi i ri

Marrëveshja e AC Milan me Bayer Leverkusen s’është finalizuar lidhur me transferimin e Victor Boniface. Siç raporton Fabrizio Romano, Boniface ka dështuar në teste mjekësore para kalimit tek kuqezinjtë italianë. Kjo, pavarësisht marrëveshjes verbale për një tarifë huazimi prej 5 milionë eurosh dhe klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh në 48 orët e fundit. Boniface […]

Milanit i vjen një lajm i keq pas humbjes- i dështon në teste mjekësore transferi i ri

Marrëveshja e AC Milan me Bayer Leverkusen s’është finalizuar lidhur me transferimin e Victor Boniface.

Siç raporton Fabrizio Romano, Boniface ka dështuar në teste mjekësore para kalimit tek kuqezinjtë italianë.

Kjo, pavarësisht marrëveshjes verbale për një tarifë huazimi prej 5 milionë eurosh dhe klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh në 48 orët e fundit.

Boniface pritet të kthehet në Gjermani sot.

Gjatë ditës së djeshme AC Milan humbi ndeshjen në terrenin e tyre kundër US Cremoneses me rezultat 1-2.